INTERVISTË/ Flet Erlind Plaku, psikolog: Numri i përdoruesve të drogës, në rritje | GAZETA REPUBLIKA
Një ndër fenomenet, me të cilat po përballet edhe shoqëria shqiptare është konsumi i lëndëve narkotike nga një pjesë e konsiderueshme njerëzish, edhe pse dihet rreziku që kanoset. “Droga, sot, mund të prekë çdo lloj personi, duke qenë se po jetojmë në një epokë që përmban shumë problematika sociale; siç është divorci, problemet në familje etj.