Shefi i “Lamborghini-t”, Stephan Winkelmann së fundi zbuloi disa detaje për pasardhësin e modelit Gallardo i cili është shitur në mbi 12.000 copë, që e bënë njëherësh edhe modelin më të shitur nga prodhuesi nga Sv. Agate.
Winkelmann tha që modeli i ri do të jetë “krejt ndryshe” nga momentali, dhe nëse bazohemi në dizajn “s’ka të bëjë me evolucion, por revolucion”, sikurse Aventador.